Së fundmi, modelja e njohur shqiptare, Sara Hoxha, është kapur në objektiv në një plazh duke kaluar kohë me biznesmenin Erik Fullani. Fotot të cilat janë bërë publike nga gazeta Anabel, tregojnë dyshen në një ambient shumë të ngrohtë dhe të qetë, çka ka shtyrë fansat të mendojnë se ata mund të jenë në një marrëdhënie të re romantike. Pas ndarjes nga reperi Ledri Vula, me të cilin Sara ka një vajzë, duket se ajo është në një periudhë më të qetë të jetës së saj personale. Prania e saj krah Fullanit ka përflakur bisedat në platformat sociale, ku përdoruesit kanë shprehur kuriozitetin dhe reagimet e tyre.