Seanca e Kuvendit u ndërpre
Punimet e Kuvendit u pezulluan, pasi propozimi për miratimin e raportit të komisionit për verifikimin e mandateve nuk u miratua.
Hapi i radhës
Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, tha se tani i takon Presidentes të përcaktojë seancën konstituive.
Qëndrimi i Presidencës
Presidenca i komunikoi Gazetës Nacionale se nuk ka pranuar ende asnjë shkresë nga Kuvendi i Kosovës.
“Deri më tani nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi. Para përgjigjes duhet të vijë pyetja.”
— Bekim Kupina, këshilltar për media.
Burimi: Gazeta Nacionale
