Angelina Jolie ka qenë prej vitesh një nga ikonat e bukurisë në Hollywood dhe, edhe në moshën 50 vjeç, vazhdon të duket e mahnitshme. Ekspertët shpjegojnë se pas kësaj qëndron një qasje e qëndrueshme dhe minimaliste ndaj kujdesit të lëkurës, ku përparësi i jepet shkëlqimit natyral dhe mbrojtjes nga dielli.
Kujdesi i hershëm dhe konsulta me dermatologen
Aktorja e ndërtoi rutinën e saj që në rini, në bashkëpunim me dermatologen Rhonda Rand. Në një bisedë me Refinery29, Rand tregoi se që në fillimet e karrierës, Jolie kërkoi të kujdesej për lëkurën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Bazat e rutinës së saj
Thelbi i regjimit përfshin krem mbrojtës nga dielli çdo ditë, përdorimin e produkteve sa më natyrale, pastrim me një cleanser të butë dhe antioksidantë. Herë pas here përdor acid glikolik, ndërsa disa alfa-hidroksi-acide janë po ashtu të dobishme. Sipas Rand, nuk ka nevojë për skrabë agresivë apo formula të mbingarkuara me kimikate.
Grimi dhe heqja e tij
Jolie përdor grim kryesisht kur është në punë dhe i kushton kujdes të veçantë heqjes së plotë të tij – pa lënë gjurmë pudre, skuqësi apo rimeli. Përveç SPF-së së përditshme, hidratimi i rregullt e ndihmon të ruajë barrierën e lëkurës dhe të minimizojë ndikimin e rrezeve të diellit.
Trajtime të lehta, jo ndërhyrje drastike
Herë pas here ajo i drejtohet ripërtëritjes së lëkurës me lazer për të rritur shkëlqimin. Sipas Rand, Jolie nuk duket “plastike” sepse shmang çdo gjë drastike – nuk ka nevojë për to. Ajo ka gene shumë të mira dhe, me kalimin e viteve, po bëhet edhe më e bukur.
Burimi: Refinery29
