Shkumbin Demaliaj, ish-deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se ka hyrë zyrtarisht në garën për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor në Komunën e Deçanit.

Në fjalimin e tij, Demaliaj ka bërë kritika të ashpra ndaj ish-anëtarëve të partisë së tij, duke u zotuar se ai dhe ekipi i tij do të rivendosin institucionet që sipas tij janë uzurpuar dhe keqpërdorur nga klane dhe familje të liderëve aktualë. Ai shtoi: ‘Nga sot, Iniciativa Qytetare Demokracia në Deçan, ka filluar zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të tetorit. Ne jemi këtu për të rikthyer dinjitetin institucional, moral dhe njerëzor në komunë.’

Exit mobile version