Skims, një nga markat që po arrin gjithnjë e më shumë të jetë në qendër të zhurmës online, rikthehet sërish në vëmendje me produktin më të ri.

Kompania e themeluar nga Kim Kardashian sapo ka hedhur në treg tanga të quajtura ‘The Ultimate Bush’, me qime artificiale, që ‘tapeti’ juaj të mund të përputhet me çfarëdo ngjyre. Kardashian duket se ka goditur sërish notat e provokimit, duke u vendosur në plan të parë të diskutimeve.

Origjina e termit ‘merkin’
Rrënjët e një krijimi të tillë janë më të hershme. Sipas një shkrimi të mëparshëm të The Guardian, termi i saktë për një ‘paruke pubike’ është ‘merkin’. Fjala rrjedh nga ‘malkin’ dhe përmendet për herë të parë në vitin 1450.

Përdorimet historike
Në shekullin XV, disa punonjëse seksi e përdornin për të mbuluar zonat e epiluara ose për të fshehur shenjat e infeksioneve të lidhura me aktivitetin seksual, në një kohë kur qimet në zonën pubike konsideroheshin tregues pjellorie ose shëndeti.

Burimi: The Guardian

Exit mobile version