Përmbyllja e edicionit
Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë mbyllet sot me një ditë të mbushur me emocione, krijimtari dhe frymëzim për fëmijët, prindërit dhe të gjithë dashamirët e librit.

Sipas organizatorëve, gjatë katër ditëve ky edicion ka ofruar një përvojë të paharrueshme, duke bashkuar artin, dijen, lojën dhe dashurinë për librin në zemër të Prishtinës, në sheshin “Zahir Pajaziti”, nga ora 10:00 deri në 18:00.

Programi i ditës
– 10:00 – UNICEF: Lexim me prindër dhe fëmijë – aktivitete që nxisin dashurinë për librin dhe forcojnë lidhjen familjare përmes leximit.
– 11:00–13:00 – Hamleys: “Dhuro një art, fito një lodër” – shfaqje interaktive dhe lojëra krijuese me fëmijët.
– 13:00 – Shtëpia botuese “Dukagjini”: Ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit “Shkrimi më kreativ” – fëmijët që frymëzojnë përmes fjalës së shkruar.
– 14:00 – Speech Therapy: Aktiviteti “Gjuha dhe zhvillimi social” – punëtori edukative mbi komunikimin dhe ndërveprimin social.

Ky program final kurorëzon një rrugëtim katërditor që e ka shndërruar sheshin në një hapësirë ku takohen libri, loja dhe të nxënit.

Burimi: Gazeta Express

Exit mobile version