Seanca e sotme
Sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Dibran Hoxhajt dhe të tjerëve, lidhur me vrasjen pranë lokalit “Kobra City” në Prizren. Seanca gjyqësore është caktuar për sot.
Të akuzuarit
Përveç Dibran Hoxhajt, i njohur si “Kobra”, në bankën e të akuzuarve janë edhe Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli. Ata përballen me akuza për rastin e vrasjes që ndodhi në afërsi të lokalit të lartpërmendur.
Ajo që thuhet në aktakuzë
Sipas Prokurorisë, Hoxhaj akuzohet se në magjistralen Prizren–Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C., duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.
Burimi: Gazeta Express
