Rezultati në zgjedhjet lokale
Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, mësuesja Shqipe Muja nga Istogu mori vetëm 9 vota në garën për Asamblenë Komunale, si kandidate e pavarur. Mbështetja e saj ishte nën 1% të votuesve.

Kandidatura dhe premtimet
Muja vendosi të garojë si e pavarur, duke theksuar fillimisht se prioritet i programit të saj ishte arsimi. Megjithatë, rezultati i dobët e la atë jashtë garës për vend në asamble.

Reagimi në rrjete sociale
Pas publikimit të performancës së saj elektorale nga një faqe lokale, ajo reagoi në rrjete sociale me një postim të mbushur me gabime gjuhësore, sharje dhe fyerje. Postimi nis me tone të ashpra: “Mësuesja Shqipe ta q*** nënën… More qen, i biri qenit!”, ndërsa vijon me akuza për gjoja blerje votash, pa specifikuar se kujt po i drejtohej.

Akuza dhe pretendime për mbështetje jashtë vendit
Në të njëjtin reagim, Muja mohon se ka blerë vota apo se ka trokitur në dyer për të përhapur dezinformata dhe hedh akuza ndaj një personi të paemëruar: “Se unë nuk blej vota me para as nuk shitna si ti… As nuk ju kam shku njerëzve nëpër dyer me përhap dezinformata as nuk shkoj nëpër takime natën si ti me familjen tande… Përrallë je ti, more helaç… Kam mbështetësit e mi mbi 330… kam mbështetje edhe nga dy shtete AMÈ! Shqipëri – Serbi”.

Burimi: Bota Sot

Exit mobile version