Mbledhja e kabinetit izraelit
Llogaria në X e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, publikoi foto nga mbledhja e kabinetit që po zhvillohet. Në imazhe, Netanyahu shihet i ulur pranë të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndrit të presidentit Donald Trump, Jared Kushner. Sipas burimeve të cituara nga CNN, Kushner dhe Witkoff i janë bashkuar një takimi të qeverisë izraelite lidhur me planin e propozuar për armëpushim në Gaza.

Ftesa për një fjalim në Knesset
Kryetari i Knessetit, Amir Ohana, i ka dërguar një letër presidentit amerikan, Donald Trump, duke e ftuar të mbajë një fjalim para parlamentit të Izraelit. Në letrën e publikuar në X, Ohana shkruan se, nën udhëheqjen e Trump, Amerika është treguar jo vetëm një superfuqi ushtarake, por edhe një superfuqi morale, dhe se paqja arrihet përmes forcës. Ai shton se populli i Izraelit e konsideron Trump-in mikun dhe aleatin më të madh të kombit hebre në historinë moderne, ndaj e fton zyrtarisht të adresojë kombin para Knessetit.

Ohana thekson se një fjalim i tillë do të ishte i pari nga një president amerikan në detyrë që prej vizitës së presidentit George W. Bush.

Nuk është përcaktuar ende kur do të flasë Trump, por ai i tha New York Post më herët se ka gjasa të udhëtojë në Lindjen e Mesme të dielën.

Burimi: CNN; X; New York Post

Exit mobile version