Sqarimi i YIHR KS
Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR KS) sqaroi se sesioni informues i mbajtur në Gjimnazin “Xhevdet Doda” u realizua me miratimin e institucionit arsimor dhe është pjesë e programit të tyre për drejtësi tranzicionale dhe ballafaqim me të kaluarën. Sipas YIHR KS, këto sesione zhvillohen që nga viti 2018 me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës dhe në bashkëpunim me përfaqësues të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Gjatë aktivitetit, nxënësve iu ofrua informacion bazë dhe publik mbi mandatin dhe kompetencat e Dhomave të Specializuara, si institucion i Republikës së Kosovës.

Organizata thekson se që prej themelimit, më shumë se 20 vite më parë, ka zhvilluar në mënyrë të pandërprerë aktivitete për të drejtat e njeriut, ballafaqimin me të kaluarën dhe fuqizimin e të rinjve në Kosovë. YIHR KS riafirmon se sesione të tilla informuese janë pjesë e misionit të tyre afatgjatë për promovimin e drejtësisë tranzicionale dhe se do të vazhdojë punën në këtë fushë.

Reagimi i Komunës së Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se për këtë ligjëratë nuk ka pasur leje apo koordinim dhe se ngjarje të tilla nuk duhet të ndodhin pa marrëveshje ndërinstitucionale.

Qëndrimi i Dhomave të Specializuara
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, konfirmoi për RTKLive se aktivitetet që kjo gjykatë zhvillon në Kosovë në kuadër të Programit të Outreach-it kanë karakter informues dhe nuk përbëjnë ligjërata.

Sipas Doyle, që nga viti 2018, Dhomat e Specializuara organizojnë rregullisht aktivitete në mbarë Kosovën me grupe të ndryshme – përfshirë studentë, anëtarë të komuniteteve lokale, juristë, gazetarë dhe të tjerë – si pjesë e programit të tyre të informimit.

Burimi: RTKLive

Exit mobile version