Dështimi i Elekut
Kryetari i Listës Srpska, Zlatan Elek, nuk arriti të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit, pasi nuk siguroi votat e mjaftueshme. Ai mori vetëm nëntë vota pro, të gjitha nga partia e tij.

Propozimi pas Elekut
Pas ezaurimit të kandidaturës së Elekut, Lista Srpska propozoi një emër tjetër. Deputeti Igor Simiq bëri të ditur se kandidatja e radhës është Ljiljana Stefanoviq.

Edhe Stefanoviq pa sukses
As Stefanoviq nuk i mori votat e kërkuara, njësoj si kryetari i saj i partisë dhe kolegu i saj, Slavko Simiq. Dështimi u përsërit për tre herë radhazi.

Burimi: Gazeta Express

Exit mobile version