Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Llafazani
    • Ballina
    • Lajme
    • Sport
    • Showbiz
    • Shëndeti
    • Ekonomi
    • Botë
    Llafazani
    Home » Kompania ‘Enternet’ në Kosovë shkarkon 80% të punonjësve pas ndalimit të Ministrisë së Financave

    Kompania ‘Enternet’ në Kosovë shkarkon 80% të punonjësve pas ndalimit të Ministrisë së Financave

    Lajme
    Share
    Facebook Twitter Email Threads

    Kompania kosovare ‘Enternet’ sot ka bërë të ditur përmes një komunikate për shtyp arsyet e mbylljes së pikave të saj të shitjes, duke theksuar se vendimi i Ministrisë së Financave për ndalimin e shitjes së arkave fiskale ka qenë shkaku kryesor.

    Si rezultat i një Udhëzimi Administrativ të ri nga Ministria e Financave, të cilit i është ndaluar shitja e arkave fiskale dhe ofrimi i shërbimeve të ngjashme, ‘Enternet’ raporton një rënie drastike në të ardhurat, që arrin deri në 80%. Përballë kësaj situate, kompania pohoi po ashtu se është e detyruar të shkurtojë mbi 80% të stafit të saj. Sipas tyre, ky vendim ka ardhur edhe pse kompanisë i është rinovuar licenca e operimit deri në vitin 2028, për të cilën kanë përmbushur shumë kërkesa dhe kanë bërë investime të konsiderueshme, që përfshijnë rritjen e stoqeve dhe zhvillimin e programeve të reja me një vlerë prej 2.5 milionë euro.

    Komunikata vëren se ky vendim jo vetëm që po e rrezikon stabilitetin e sistemit të ndërtuar me kujdes të madh dhe investime të mëdha nga ekspertë vendorë dhe të huaj, por edhe mund të çojë në rritjen e evazionit fiskal, gjë që ndikon negativisht në të ardhurat e buxhetit të shtetit.

    Më të fundit

    Related Posts

    FSK organizon trajnim dhe vlerësim praktik në Badovc e Koliq; Komuna njofton qytetarët

    Janiq: SHBA pritet të paraqesin dokument për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

    Lutfi Haziri: LDK është e djathtë e moderuar, me besim në Zot, familje e atdhe

    Në Podujevë mbahet Akademia Përkujtimore “Trinomi i Janarit”: nderohen Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu

    KQZ shpall rezultatet përfundimtare; publikon listën e deputetëve dhe hapet rruga për formimin e institucioneve

    Rinia Demokratike e Kosovës paralajmëron aksion simbolik para Qeverisë

    Recent posts
    • FSK organizon trajnim dhe vlerësim praktik në Badovc e Koliq; Komuna njofton qytetarët
    • Janiq: SHBA pritet të paraqesin dokument për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë
    • Lutfi Haziri: LDK është e djathtë e moderuar, me besim në Zot, familje e atdhe
    • Në Podujevë mbahet Akademia Përkujtimore “Trinomi i Janarit”: nderohen Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
    • KQZ shpall rezultatet përfundimtare; publikon listën e deputetëve dhe hapet rruga për formimin e institucioneve
    • Rinia Demokratike e Kosovës paralajmëron aksion simbolik para Qeverisë
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram
    • BALLINA
    • TË FUNDIT
    • REKLAMOHU
    • KONTAKTI
    • RREGULLAT E PRIVATEËSISË
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2025 Llafazani

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.