LlafazaniZëra shqip me inteligjencë artificiale.
Falas, edhe për përdorim tregtar

Çdo tekst merr zë, në shqip.

Shkruani, ngjitni ose hapni një tekst (një libër, një PDF, një artikull nga interneti) dhe Llafazani e lexon me një zë të natyrshëm. Audioja krijohet nga kompjuteri juaj.

Shkarko për Windows

Versioni 1.0.0 · Windows 10 dhe 11 (64 bit) · 327 MB

Dëgjoni zërat

Agon

Një libër, një artikull apo një mesazh: çdo tekst mund të dëgjohet, kur të doni dhe ku të doni.

Dardan

Nga lajmet e mëngjesit te romani para gjumit: mbyllni sytë dhe lëreni Llafazanin të lexojë për ju.

Çfarë bën Llafazani

Dëgjoni pa pritur

Leximi nis menjëherë dhe pjesa tjetër e audios krijohet gjatë dëgjimit, edhe për një libër të tërë.

Lexon siç duhet

Numrat, datat, monedhat, njësitë, shkurtesat (OKB-ja, ShBA…) dhe adresat e internetit lexohen si nga një folës shqiptar.

Tekstet mbeten te ju

Zëri krijohet në kompjuterin tuaj. Asnjë tekst dhe asnjë e dhënë personale nuk dërgohet në internet.

Libra, PDF, foto dhe artikuj

Hapni skedarë TXT, EPUB, DOCX dhe PDF, edhe faqe të skanuara, një foto ose një pamje ekrani me tekst, ose ngjitni lidhjen e një artikulli: Llafazani merr vetëm tekstin e tij.

Kudo në kompjuter

Përzgjidhni një tekst në çdo program, në shfletues apo në një dokument, dhe shtypni Ctrl + Alt + L: Llafazani e lexon menjëherë.

Ndiqni tekstin me sy

Fjalia dhe fjala që po thuhen ngjyrosen në tekst. Klikoni mbi një fjali dhe leximi nis prej saj.

Vazhdoni ku e latë

Llafazani mban mend tekstin dhe fjalinë ku u ndal leximi, për çdo libër, edhe pasi e mbyllni.

Fjalori juaj i shqiptimit

Emrat e huaj, markat dhe shkurtimet lexohen ashtu siç ia mësoni ju programit, edhe me mbaresë (Facebook-ut).

Shpejtësia që ju pëlqen

Rregulloni shpejtësinë e zërit dhe të dëgjimit (deri në 3 herë më shpejt), si dhe pauzat. Kohëmatësi e ndalon leximin kur të doni.

Edhe pa e parë ekranin

Llafazani përdoret i tëri me tastierë dhe me lexues ekrani (NVDA, JAWS, Narrator). Kapitujt, paragrafët dhe fjalitë arrihen me një tast. Më shumë për aksesueshmërinë

Ruani audion

Skedar MP3 ose WAV, ose një MP3 për çdo kapitull të një libri, gati për telefon, video, podkaste ose libra me zë.

Përditësime automatike

Versionet e reja instalohen vetë, nëse e dëshironi.

Së shpejti

SË SHPEJTI

Llafazani në shfletues

Pa instalim, edhe në sisteme të tjera, jo vetëm në Windows.

SË SHPEJTI

Shtesë për shfletuesin

Një buton në vetë faqen që po lexoni, pa kopjuar as lidhjen, as tekstin.

SË SHPEJTI

Më shumë zëra, edhe më të mirë

Modeli po përmirësohet vazhdimisht: do të vijnë zëra të rinj, me cilësi edhe më të lartë.

Instalimi

  1. Shkarkoni programin dhe hapni skedarin e shkarkuar.
  2. Nëse Windows-i shfaq paralajmërimin «Windows protected your PC», klikoni «More info», pastaj «Run anyway». Programi është i ri dhe Windows-i nuk e njeh ende.
  3. Pranoni kushtet e përdorimit, zgjidhni dosjen dhe ndiqni hapat.
  4. Në nisjen e parë, Llafazani provon kartën grafike për të zgjedhur mënyrën më të shpejtë. Kjo zgjat vetëm pak çaste.