Ndeshja vendimtare në Leskovc
Vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i përballjes Shqipëri–Serbi, që do të zhvillohet në Leskovc. Një duel vendimtar, ku kuqezinjtë kërkojnë shansin e fundit për të mbajtur gjallë mundësitë për një vend në “Play Off”-in e Botërorit 2026.
Mbështetja e figurave publike
Në mbështetje të Kombëtares shqiptare janë bashkuar edhe shumë personazhe të njohur të jetës publike, të cilët kanë shprehur përkrahjen e tyre në prag të ndeshjes.
Mesazhi i Luanës Vjollca
Ndër ta, prezantuesja dhe këngëtarja Luana Vjollca ka publikuar në rrjetet sociale një video me flamurin kombëtar. “Mbyteni sonte shqipe”, ka shkruar ajo krahas videos, duke dërguar një mesazh të fortë inkurajimi për futbollistët dhe tifozët.
burimi: rrjetet sociale
