Eksperiment me filtra plakjeje
Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka ngjallur të qeshura dhe habi te ndjekësit, pasi publikoi në TikTok një video ku teston filtra të ndryshëm për të parë si do të dukej në moshë të thyer.
“Po qeshim, apo jo? Mendova se ky filtër do të më shtonte një a dy rrudha dhe do të dukesha si një zonjë elegante në moshë. Më thanë se ishte mjaft i saktë… dhe kur pashë rezultatin, hmm… ndoshta kur të jem kështu do të më sillni lule… ose pse jo, mund t’i sillni që tani, sa jam ende e re dhe e bukur”, thotë ajo me humor në video.
Në pamje, Rexha shfaqet si një zonjë e moshuar me shumë rrudha, duke nxjerrë në pah sa realistë mund të jenë këta filtra.
Reagimet dhe planet muzikore
Fansat reaguan menjëherë në TikTok me komente plot humor dhe entuziazëm për transformimin virtual të këngëtares. Ndërkohë, Bebe vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë momente kreative e argëtuese nga jeta e saj personale dhe publike.
Paralelisht, ajo po punon intensivisht në studio për projektet e reja muzikore, teksa publiku pret me padurim albumin e saj të katërt.
Burimi: TikTok / @beberexha
 
									 
					