Mërgimtarët kanë nisur të kthehen në Kosovë dhe për pasojë në pikat kufitare po regjistrohen radhë dhe pritje.
Pikat me pritje më të gjata
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë arrijnë rreth 50–60 minuta, ndërsa për dalje nga vendi rreth 5 minuta.
Merdare
Në pikën kufitare të Merdarës, pritjet për hyrje shkojnë deri në 15 minuta.
Pikat e tjera
Në pikat e tjera kufitare fluksi është më i ulët, me radhë që variojnë nga 3 deri në 5 minuta.
Burimi: Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
