Sadete Zhitia ka publikuar në rrjete sociale një rrëfim emocional nga biseda e mëngjesit me nënën e heroit Afrim Zhitia, ku ajo flet për zhvillimet në Kosovë dhe vlerëson kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Të kuptosh vendin, dëgjo nënat
Zhitia tregon se, mes fjalëve të përditshme, nëna i tha: “Zot, ma ruaj atë djalë.” Kur e pyeti: “Cilin djalë, oj nanë?”, ajo u përgjigj: “Albinin, de.”
Vlerësim për politikat sociale
Sipas nënës, askush më herët s’i ka përmendur paratë për fëmijë, as nuk është menduar për nënat lehona. Ajo thekson se janë rritur edhe pensionet dhe e çmon rolin e Kurtit për vendin.
Kujtesa për Mitrovicën
Teksa e përmendi Mitrovicën, në sytë e saj u pa trishtim. Autorja kujton burgun e Mitrovicës, një “stufë” të madhe të viteve të robërisë, ku u shkrinë vitet e rinisë shqiptare. Nëna shtoi: “Besom, kam menduar se kurrë s’do të kalonim përtej Ibrit, në atë Mitrovicë.”
Krenaria për Bashkimin
“Kur e shoh Bashkimin, djalin e asaj shpie që na nxori në dritë, në krye të Ushtrisë, zemra më bëhet mal”, përcjell Zhitia fjalët e nënës.
Një ndjesi për Albin Kurtin
Pas një çasti mendimi, nëna mbylli sytë, fërkoi ballin dhe tha me zë të dridhur: “Ky Albini, diqysh, e ka një nuri, e ka një dije… sikur po ma shuan mallin.” Postimi mbyllet me thirrjen: #MosLëshoPe
Burimi: Postimi i Sadete Zhitias në rrjetet sociale
