Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Llafazani
    • Ballina
    • Lajme
    • Sport
    • Showbiz
    • Shëndeti
    • Ekonomi
    • Botë
    Llafazani
    Home » Afati për formimin e Qeverisë Kurti 3 skadon më 26 tetor; PDK, LDK dhe AAK thonë jo, Nisma e gatshme për bashkëpunim

    Afati për formimin e Qeverisë Kurti 3 skadon më 26 tetor; PDK, LDK dhe AAK thonë jo, Nisma e gatshme për bashkëpunim

    Showbiz
    Share
    Facebook Twitter Email Threads

    Afati dhe situata aktuale
    Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë marrë mandatin për formimin e kabinetit të ri qeveritar tash e më shumë se një javë. Ky afat mbyllet më 26 tetor, pra pas një jave nga sot.

    Megjithatë, deri tani – të paktën në planin publik – nuk është parë asnjë lëvizje konkrete, edhe pse Kurti kishte premtuar nisjen e bisedimeve për sigurimin e shumicës. Deri më tash, asnjë parti nuk ka shprehur vullnet për bashkëpunim, me përjashtim të Nismës.

    Premtimi i Kurtit për nisjen e bisedimeve
    “Për qeverinë qendrore, dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca ku unë prezantoj kabinetin qeveritar është 26 tetori. Këto ditë jemi të përqendruar maksimalisht në analizën gjithëpërfshirëse të rezultatit të zgjedhjeve lokale. Shumë shpejt, këtë javë do të fillojmë bisedat për qeverinë qendrore, sepse Kosovës i duhet edhe një mandat i qeverisë sonë. Neve na duhet një mandat i ri në përputhje me rezultatin; edhe unë si kryeministër kam hyrë në muajin e shtatë të vitit të pestë. Duhet të kemi mandat të rregullt, që padyshim do të fillojë posa ta nxjerrim në seancë Kuvendit përbërjen e re të Qeverisë Kurti 3”, ka thënë Kurti.

    PDK, LDK dhe AAK – dyert e mbyllura për VV-në
    PDK, LDK dhe AAK kanë përsëritur se nuk do të bashkëpunojnë me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për një qeveri të re. Qëndrimet, sipas tyre, mbeten të pandryshuara.

    Nisma e gatshme të ndihmojë
    E vetmja parti që e mban të hapur mundësinë e bashkëpunimit është Nisma. Deputetja Xhevahire Izmaku tha se janë të gatshëm të kontribuojnë në tejkalimin e ngërçit:
    “Nuk ka asnjë diskutim sa i përket qeverisë, asgjë. Nuk ka filluar asgjë, ka mbet situata e njëjtë. Kemi qenë kundër votimit për kryetar të Kuvendit për zotëri Bashën edhe nuk ka pasë më tutje. Po them, nëse fillohet ka me fillu me karta të reja, ka me fillu gjithçka nga fillimi, edhe konstituimi i Kuvendit, edhe një kryetar tjetër i Kuvendit, apet ulemi në tavolinë dhe diskutojmë për një situatë të re politike. Sigurisht duke e menduar që vendi ka nevojë shumë, shumë urgjente për krijimin e institucioneve. Në këtë drejtim, Nisma e ka për qëllim me ndihmu. Në çdo rrethanë edhe nëse do të ketë një proces tjetër ku do të hynë subjektet tjera në bisedime, ne do ta përkrahim. Nëse do të jemi vetëm ne, atëherë do të vendosim këtë kërkesë sepse vendit i duhet një figurë unike, plotësisht siç është zotëri Limaj që do ta udhëhiqte institucionin më të rëndësishëm ligjvënës në vend, siç është Kuvendi. Dhe që sjell unifikim sepse e shohim që skena politike është e përçarë, dhe për me pasë procese të mëdha në interes nacional, ne kemi nevojë me pasë edhe lidership që ka dhe sjellë unifikim”.

    PDK: Nuk e votojmë Qeverinë Kurti 3
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, deklaroi se partia e tij nuk do ta mbështesë një qeveri të udhëhequr nga VV-ja: “As nuk ka pasur ide, as qëllim as kurrfarë aktiviteti në lidhje me këtë. Qëndrimet e Partisë Demokratike janë të njohura: nuk kemi asnjë lloj koalicioni, as nuk planifikojmë me Lëvizjen Vetëvendosje”.

    Ai shtoi se, sipas PDK-së, Qeveria “Kurti 2” e ka sjellë Kosovën përballë sanksioneve dhe izolimit: “Nuk besoj që Partia Demokratike voton një qeveri të Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka qenë deri tash në pushtet dhe Kosovës i ka pru izolim ndërkombëtar, sanksione evropiane, skamje dhe varfëri ekonomike dhe shumë dëme tjera që i ka sjell ekonomikisht dhe politikisht Kosovës”.

    LDK: Kritika për sundim kundërligjshëm
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, kritikoi ashpër qasjen e Kurtit. Në profilin e tij, ai shkroi: “Deputeti Albin Kurti po qëndron në krye të Qeverisë tash e 6 muaj në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Po sundon kundërligjshëm. Nuk ndien kurrëfarë urgjence ky për funksionim kushtetues të Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës”.

    AAK: Qëndrim i prerë
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, konfirmoi sërish se partia e saj nuk do të bëhet pjesë e “Qeverisë Kurti 3”: “Jo, nuk do të bëhemi pjesë e Qeverisë Kurti 3”.

    burimi: Ekonomia Online; Front Online; Arbresh.info

    Më të fundit

    Related Posts

    Messi firmos deri në 2028 me Inter Miami, gati të udhëheqë ekipin në Miami Freedom Park

    Dakota Johnson: Shapkat në publik te burrat janë sinjal alarmi

    Loredana Brati flet për raportet me Don Xhonin dhe Jozin: “Jozi ishte i vetmi burrë këtë vit”

    KFOR takon emisarin e BE-së dhe EULEX-in: vëmendje te siguria, stabiliteti dhe dialogu

    Prishtina në balotazh: Përparim Rama dhe Hajrulla Çeku kryesojnë pas rinumërimit

    Loredana Brati sqaron raportin me Don Xhonin dhe flet për Jozin: bashkëpunimi s’u bë, i uroj suksese

    Recent posts
    • Messi firmos deri në 2028 me Inter Miami, gati të udhëheqë ekipin në Miami Freedom Park
    • Dakota Johnson: Shapkat në publik te burrat janë sinjal alarmi
    • Loredana Brati flet për raportet me Don Xhonin dhe Jozin: “Jozi ishte i vetmi burrë këtë vit”
    • KFOR takon emisarin e BE-së dhe EULEX-in: vëmendje te siguria, stabiliteti dhe dialogu
    • Prishtina në balotazh: Përparim Rama dhe Hajrulla Çeku kryesojnë pas rinumërimit
    • Loredana Brati sqaron raportin me Don Xhonin dhe flet për Jozin: bashkëpunimi s’u bë, i uroj suksese
    • Lela Seferi jep një tjetër mesazh të koduar pas ndarjes: fokus te vetja dhe larg mendimeve negative
    • BE kushtëzon heqjen e sanksioneve me tranzicionin e pushtetit në veri; von der Leyen kërkon ulje tensionesh
    • Osmani në Berlin: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE
    • Sindikata e Minatorëve: Gjykata po i refuzon kërkesat për trustin; Trepça të nisë menjëherë pagesat
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram
    • BALLINA
    • TË FUNDIT
    • REKLAMOHU
    • KONTAKTI
    • RREGULLAT E PRIVATEËSISË
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2025 Llafazani

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.