Christopher Nkunku është gjithnjë e më pranë largimit nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar veror.
Sulmuesi francez nuk ka pasur hapësira të mjaftueshme te Blutë, dhe një ndryshim skuadre duket gjithnjë e më i mundshëm.
Bayern Munich është klubi më i interesuar për kartonin e tij. Gjigantët gjermanë po monitorojnë me kujdes situatën e Nkunkut, por nuk kanë ndërmend të përfshihen në një garë të shtrenjtë për transferimin e tij.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Nkunku po shqyrton seriozisht mundësinë e një destinacioni të ri për sezonin e ardhshëm.
Ai e kupton se konkurrenca për një vend në sulmin e Chelseat është e madhe dhe synon të gjejë një skuadër ku mund të ketë një rol më të rëndësishëm.
Bayern e sheh Nkunkun si një përforcim ideal, sidomos falë eksperiencës së tij të mëparshme në Bundesliga me RB Leipzig. Megjithatë, bavarezët nuk janë të gatshëm të paguajnë çdo shumë që Chelsea mund të kërkojë për të.