Reagimi pas fotove
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka komentuar fotot e publikuara sot ku shihet me kandidatin e VV-së për kryetar të Pejës, Taulant Kelmeni, si dhe me sekretarin e VV-së, Alim Rama.
Asnjë bisedë për koalicionin në balotazh
Berisha mohoi se ky takim ka të bëjë me një marrëveshje të mundshme koalicioni mes AAK-së dhe VV-së në Pejë për raundin e dytë të zgjedhjeve.
Kush flet për koalicionin
Në një deklarim për portalin Periskopi, ai sqaroi se për çështjet e koalicionit flet ish-kandidati i AAK-së për Komunën e Pejës, Ali Berisha.
Qëndrimi i Berishës
“Jam deputet i Kuvendit të Kosovës dhe nuk e kufizoj veten të mos bisedoj me këdo nga qytetarët e Kosovës; po ashtu, nuk fshihem nga askush. Bindjet e mia politike i shpreh hapur. Takimi ishte në Prishtinë, në kafenë ku qëndroj përditë. Sa i përket aktualitetit të balotazhit, Ali Berisha është shefi ynë në Pejë dhe ai vendos çfarë bëhet atje”, ka thënë ai me shkrim.
Burimi: Periskopi
 
									 
					