Parashikimet e këtij muaji sipas Meri Shehut ndriçojnë sfidat dhe mundësitë kryesore për tre shenja: Demin, Binjakët dhe Virgjëreshën.
Demi
Më 11, ndikimi i Afërditës në Virgjëreshë përplaset me rikthimin e Saturnit në Peshq. Për shumë Demë, një marrëdhënie e mbajtur me vështirësi, një program pune i qëndrueshëm apo një çështje financiare mund të marrë goditjen përfundimtare dhe të dalë jashtë kontrollit. Hëna e plotë në Dash nuk i favorizon: rrit pasiguritë, sjell nervozizëm dhe kërkon vëmendje te shëndeti si edhe te prapaskenat që mund t’ju bëjnë të tjerët. Rreth datave 21–22, Hëna e re në Peshore sjell një rifillim në punë dhe një prirje më pozitive.
Binjakët
Muaji nis vështirë: Mërkuri në Peshore përballet me Jupiterin në Gaforre dhe krijon mjegull në çështje ekonomike, ligjore e sentimentale. Prisni datën 15, kur Afërdita në Peshore lidhet bukur me Uranin në Binjak dhe Plutonin në Ujor, duke sjellë lehtësim në punë dhe në situata ligjore. Më 22 pritet një fillim ose rigjenerim i ri në jetën personale.
Virgjëresha
Më 11, Afërdita në shenjën tuaj ju ka ëmbëlsuar, por Saturni i rikthyer në Peshq ju zgjon me një sprovë reale. Eklipsi i pjesshëm diellor ringjalli tema të para nëntë vjetësh; rreth kësaj date vihet në lojë marrja e disa vendimeve personale ose profesionale, për të cilat keni hezituar gjatë verës. Në planin financiar ka shumë dhënie-marrje, por pas datave 21–22 hapet një perspektivë e favorshme.
Burimi: Rozë — Gazeta Express (06/10/2025, 10:53)
