Çifti i njohur në media, Sarah Berisha dhe Dj PM, kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre romantike. Së fundmi, vëmendja është zhvendosur nga një detaj që rrit dyshimet për një ndarje të mundshme. Dje ishte ditëlindja e Dj PM dhe, pavarësisht urimeve të shumta nga miqtë dhe fansat, mungesa e një urimi publik nga Sarah nuk u shpëtoi vëmendjes së ndjekësve. Kjo heshtje në rrjete sociale po interpretohet si një indikacion se diçka nuk është në rregull mes tyre, thekson revista ‘Kosovarja’. Asnjëri nga të dy, Sarah apo PM, nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje zyrtare për këtë situatë, por mungesa e ndërveprimve të tyre në rrjete sociale po nxit spekulime mbi një ndarje të mundshme. A është ky thjesht një rastësi, apo është ky sinjali i fundit që tregon se një ndarje është në horizont? Kjo mbetet për t’u zbuluar në ditët në vijim.
Related Posts
Add A Comment