Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Llafazani
    • Ballina
    • Lajme
    • Sport
    • Showbiz
    • Shëndeti
    • Ekonomi
    • Botë
    Llafazani
    Home » Operacioni “Rrjeti”: Goditet grupi që trafikonte vajza nga Amerika Latine e Azia drejt Shqipërisë

    Operacioni “Rrjeti”: Goditet grupi që trafikonte vajza nga Amerika Latine e Azia drejt Shqipërisë

    Lajme
    Share
    Facebook Twitter Email Threads

    Operacioni “Rrjeti”
    Pas tetë muajsh hetime, u finalizua operacioni policor ndërkombëtar “Rrjeti”, duke çmontuar një grup kriminal që trafikonte vajza nga vendet e Amerikës Latine dhe Azisë Qendrore, me synim shfrytëzimin e tyre për prostitucion në Shqipëri.

    Arrestimet dhe bashkëpunimi ndërkombëtar
    Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë, Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë kroate, si dhe me mbështetjen e EUROPOL dhe EUROJUST, arrestoi 7 nga 9 anëtarët e grupit kriminal. Në Shqipëri u ekzekutuan masa sigurie për 9 persona, 7 prej tyre me masën “arrest në burg”. Organizatori i grupit, një shtetas kolumbian, u kap në Kolumbi. Dy persona të tjerë, pjesëtarë të grupit, janë shpallur në kërkim. Gjithashtu, 48 shtetase të huaja po procedohen penalisht për ushtrim prostitucioni.

    Hoteli i identifikuar
    Gjatë veprimeve hetimore u zbulua një hotel në rrugën “Reshit Collaku” në Tiranë, ku strehoheshin dhe shfrytëzoheshin për prostitucion disa prej shtetaseve të huaja.

    Sekuestrimet
    U sekuestruan shuma parash, 7 aparate celularë dhe prova të tjera materiale me vlerë për hetimin.

    Roli i të dyshuarve, sipas hetimeve
    – Shtetasi L. B. dyshohet se kishte rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga Amerika Latine, si dhe në organizimin e udhëtimit dhe akomodimit të tyre në Shqipëri. Pasi mbërrinin, ato detyroheshin të ushtronin prostitucion; në rast refuzimi, ndaj vajzave dhe familjarëve të tyre në Kolumbi ushtroheshin presione dhe kërcënime.
    – L. B. bashkëpunonte me shtetasin D. S. për sigurimin e kushteve të akomodimit dhe administrimin e rrjetit të prostitucionit.
    – Shtetasi I. G. kishte përshtatur një hotel në rrugën “Reshit Collaku” si vend strehimi dhe shfrytëzimi për prostitucion.
    – Shtetasit A. A. dhe K. N. shfrytëzonin për prostitucion disa shtetase nga Kazakistani, të cilat i mbanin në këtë hotel.
    – Shtetasi D. B. u siguronte disa vajzave lëndë narkotike dhe gjente klientë për shërbime seksuale.
    – Shtetasi K. P. (i arrestuar më herët) mblidhte të ardhurat e aktivitetit kriminal dhe i transferonte përmes kriptovalutave në llogaritë e L. B.

    Burimi: Gazeta Express

    Më të fundit

    Related Posts

    FSK organizon trajnim dhe vlerësim praktik në Badovc e Koliq; Komuna njofton qytetarët

    Janiq: SHBA pritet të paraqesin dokument për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

    Lutfi Haziri: LDK është e djathtë e moderuar, me besim në Zot, familje e atdhe

    Në Podujevë mbahet Akademia Përkujtimore “Trinomi i Janarit”: nderohen Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu

    KQZ shpall rezultatet përfundimtare; publikon listën e deputetëve dhe hapet rruga për formimin e institucioneve

    Rinia Demokratike e Kosovës paralajmëron aksion simbolik para Qeverisë

    Recent posts
    • FSK organizon trajnim dhe vlerësim praktik në Badovc e Koliq; Komuna njofton qytetarët
    • Janiq: SHBA pritet të paraqesin dokument për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë
    • Lutfi Haziri: LDK është e djathtë e moderuar, me besim në Zot, familje e atdhe
    • Në Podujevë mbahet Akademia Përkujtimore “Trinomi i Janarit”: nderohen Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
    • KQZ shpall rezultatet përfundimtare; publikon listën e deputetëve dhe hapet rruga për formimin e institucioneve
    • Rinia Demokratike e Kosovës paralajmëron aksion simbolik para Qeverisë
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram
    • BALLINA
    • TË FUNDIT
    • REKLAMOHU
    • KONTAKTI
    • RREGULLAT E PRIVATEËSISË
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2025 Llafazani

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.