Kriminaliteti i përgjithshëm në rënie
Sipas Policisë së Kosovës, numri i veprave penale ka zbritur nga 27.118 në 26.157, që përfaqëson një rënie prej -3.54% krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, te vrasjet është regjistruar një rast më shumë se një vit më parë: 18 ndaj 17.
Periudha e krahasimit
Policia bën të ditur se statistikat krahasuese për intervalin janar–dhjetor të këtij viti, kundrejt së njëjtës periudhë të vitit paraprak, tregojnë përgjithësisht ulje të numrit të veprave penale.
Statistikat kryesore sipas veprave
– Vrasjet: rritje me 1 rast, nga 17 në 18.
– Kanosjet: rënie nga 2559 në 2393, ose -6.49%.
– Lëndimet e rënda: rritje nga 205 në 221, ose 7.8%.
– Vjedhjet: rënie nga 3596 në 3528, ose -1.89%.
– Vjedhjet e rënda: rënie nga 2087 në 2027, ose -2.87%.
– Grabitjet: rënie nga 70 në 62, ose -11.43%.
– Dhuna në familje: rënie nga 2498 në 2443, ose -2.2%.
Aksidentet dhe armët
Gjatë këtij viti janë regjistruar 95 aksidente me pasoja fatale, ndërsa Policia ka konfiskuar 1882 armë.
Goditja e grupeve kriminale
Policia raporton se ka shkatërruar 20 grupe kriminale.
Hetimet për krime lufte
Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës ka iniciuar 21 raste të reja, ka arrestuar 10 të dyshuar, 9 janë dërguar në mbajtje dhe rastet janë adresuar në Prokurorinë Speciale.
Sekuestrime dhe ngrirje asetesh
Në kuadër të hetimeve për korrupsion, krime ekonomike, narkotikë dhe krime të rënda, në bashkërendim me organet e drejtësisë janë sekuestruar dhe ngrirë: 8 shtëpi, 218 banesa, 36 lokale, 194 garazhe, 397 toka dhe janë ngrirë 69 xhirollogari bankare. Vlera e përafërt e të gjitha aseteve është 112.999.972 euro.
Burimi: Policia e Kosovës
