Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në Prishtinë.
Në garën për Kuvendin Komunal, LDK doli e para, PDK e dyta, ndërsa Vetëvendosje u rendit e treta. Më poshtë janë kandidatët më të votuar në secilën listë.
LDK
Në LDK, bartësi i listës, Përparim Rama, mori 28,740 vota. Pas tij renditen: Bujar Gashi 1,304 vota; Bekim Gashi 1,187; Milazim Vitija 1,166; Fadil Aliu 936; Egzon Pacolli 920; Sokol Havolli 902; Dasmor Durmishi 848; Etnik Mustafa 700.
PDK
Te PDK, bartës liste ishte kandidati për kryetar, Uran Ismaili, me 22,198 vota. Më i votuari ndër kandidatët për asamble është Agron Canolli me 1,112 vota, pasuar nga Leutrim Retkoceri 882, Ilirik Musliu 857, Besianë Musmurati 846, Yll Muriqi 828, Granit Geci 716, Plator Gërgovci 660, Florian Beka 659 dhe Trim Syla 585.
Vetëvendosje
Në Vetëvendosje, bartëse e listës ishte Mrika Limani Myrtaj, me 21,302 vota. Gëzim Sveçla është kandidati më i votuar me 1,534 vota; pas tij vijnë Jeta Bujari 1,175, Berita Abazi Muhadri 782, Egzon Azemi 716, Feim Osmani 673, Nora Kelmendi 652, Besart Krasniqi 552 dhe Nexhmije Gjema 479.
AAK
Në AAK, bartës liste ishte kandidati për kryetar, Bekë Berisha, me 9,886 vota. Më i votuari ndër asamblistët është Kreshnik Smajljaj me 773 vota; pasojnë Endrit Gashi 681, Yll Bogaj 628, Bahri Gashi 488, Kushtrim Mushica 454 dhe Burhan Pajaziti 443.
Lidhja për Prishtinën
Iniciativa Lidhja për Prishtinën pritet të ketë përfaqësim në Kuvend. Bartësi i listës, Fehmi Kupina, mori 7,356 vota. Më pas renditen Betim Abdullahu 383, Kreshnik Sopi 381, Liridon Restelica 344, Nusret Stublla 308, Arbenita Murseli Haxholli 287 dhe Besnik Bahtiri 283.
PSD
Partia Socialdemokrate konkurroi me Besa Shahinin si kandidate për kryetare; si bartëse e listës, ajo mori 2,614 vota. Më pas vijnë Nexhmedin Bekteshi 365, Rrezertor Meha 233, Gëzon Kastrati 230 dhe Qëndrim Sahiti 230.
NISMA
Në Nismën Socialdemokrate, më i votuari është bartësi i listës, Endrit Zabërgja, me 2,281 vota. Pas tij: Granit Shala 151 dhe Shkëlqim Mustafa 145.
GUXO
Lista Guxo garoi këtë herë e vetme. Në Prishtinë, bartësja e listës Jeta Statovci mori 2,022 vota, ndërsa Jeton Mehmeti 156 dhe Gykhan Troshupa 109 vota.
Burimi: të dhënat zyrtare të KQZ-së
