Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Llafazani
    • Ballina
    • Lajme
    • Sport
    • Showbiz
    • Shëndeti
    • Ekonomi
    • Botë
    Llafazani
    Home » Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta dhe në rrethana të veçanta fillon në shtator

    Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta dhe në rrethana të veçanta fillon në shtator

    Lajme
    Share
    Facebook Twitter Email Threads

    Në përgatitje të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta do të nisë në shtator të këtij viti. Për të lehtësuar procesin e votimit për këta votues, KQZ do të vendosë ekipet mobile në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës më 12 tetor 2025. Regjistrimi dhe dokumentimi i këtyre votuesve do të organizohet në bashkëpunim me institucione të ndryshme dhe do të mundësohet nëpërmjet një platforme eletronike, e cila do të jetë aktive me fillimin e procesit.

    Kategoritë kryesore të votuesve të përfshirë përbëhen nga votues me paaftësi fizike ose shëndetësore që nuk mund të dalin nga shtëpia për të votuar personalisht. Regjistrimi për këtë grup do të zgjasë nga 7 shtatori deri më 7 tetor 2025. Ky proces mund të kryhet si përmes platformës elektronike, ashtu edhe fizikisht në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

    Votues me lëvizje të kufizuar në institucione si spitalet, shtëpitë e të moshuarve, institucionet e shëndetit mendor dhe qendrat e paraburgimit do të regjistrohen nga 15 shtatori deri më 2 tetor 2025. KQZ, në bashkëpunim me organizatat përkatëse, do të merret me identifikimin e këtyre votuesve.

    Regjistrimi i votuesve në rrethana të veçanta, si atyre që për shkak të sigurisë apo arrestit shtëpiak nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre të zakonshëm, do të nisë gjithashtu më 7 shtator dhe përfundon më 7 tetor 2025. Regjistrimi për këtë kategori votuesish bëhet nga ana e KQZ-së përmes platformës elektronike, duke ofruar asistim nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve për ata që kanë nevojë për të.

    Më të fundit

    Related Posts

    FSK organizon trajnim dhe vlerësim praktik në Badovc e Koliq; Komuna njofton qytetarët

    Janiq: SHBA pritet të paraqesin dokument për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

    Lutfi Haziri: LDK është e djathtë e moderuar, me besim në Zot, familje e atdhe

    Në Podujevë mbahet Akademia Përkujtimore “Trinomi i Janarit”: nderohen Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu

    KQZ shpall rezultatet përfundimtare; publikon listën e deputetëve dhe hapet rruga për formimin e institucioneve

    Rinia Demokratike e Kosovës paralajmëron aksion simbolik para Qeverisë

    Recent posts
    • FSK organizon trajnim dhe vlerësim praktik në Badovc e Koliq; Komuna njofton qytetarët
    • Janiq: SHBA pritet të paraqesin dokument për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë
    • Lutfi Haziri: LDK është e djathtë e moderuar, me besim në Zot, familje e atdhe
    • Në Podujevë mbahet Akademia Përkujtimore “Trinomi i Janarit”: nderohen Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
    • KQZ shpall rezultatet përfundimtare; publikon listën e deputetëve dhe hapet rruga për formimin e institucioneve
    • Rinia Demokratike e Kosovës paralajmëron aksion simbolik para Qeverisë
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram
    • BALLINA
    • TË FUNDIT
    • REKLAMOHU
    • KONTAKTI
    • RREGULLAT E PRIVATEËSISË
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2025 Llafazani

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.