Rriten shqetësimet për Kupën e Botës 2026 pasi moti ekstrem ka shkaktuar trazira në Kupën e Botës për Klube. Katër ndeshje në turneun e ri të klubeve të FIFA-s kanë pësuar vonesa brenda pesë ditëve të para të zhvillimit të saj në Shtetet e Bashkuara.
## KAOS NË KUPËN E BOTËS PËR KLUBE
Deri më tani në Kupën e Botës për Klube, katër ndeshje janë shtyrë për shkak të stuhive me rrufe. Ndeshja e parë që u prek ishte ajo mes Mamelodi Sundowns dhe Ulsan HD, ku fillimi i lojës u shty për më shumë se një orë. Në Cincinnati, ndeshja mes Salzburgut dhe Pachunës u ndërpre për 90 minuta gjatë pjesës së dytë, ndërsa ndeshja mes Palmeiras dhe Al-Ahly u ndal për 40 minuta në New Jersey. Pjesa e dytë e fitores 6-0 të Benfikës ndaj Auckland City filloi dy orë më vonë.
Edhe pse asnjë ndeshje e Kupës së Botës nuk do të zhvillohet në Orlando, shtatë ndeshje janë planifikuar për në Miami, që është tre orë me makinë më në jug në Florida. Në New Jersey, vendi i rrufesë dhe breshërit kur Palmeiras u përball me Al-Ahly, do të zhvillohen tetë ndeshje të Kupës së Botës – përfshirë edhe FINALIN.
## IMPAKTI TEK LOJTARËT DHE TIFOZËT
Sigurisht, moti ekstrem – si nxehtësia dhe stuhitë – po lënë shumë lojtarë dhe gjyqtarë në rrezik të goditjes nga nxehtësia, lodhjes, dehidratimit si dhe problemeve të tjera shëndetësore dhe lëndimeve. Shkencëtari mjedisor dhe eksperti i stresit nga nxehtësia në sport në Universitetin e Roehamptonit, Dr. Chris Tyler, tha për BBC-në: ‘Shumë nga lojtarët që pritet të konkurrojnë në 2026 tashmë po përjetojnë një shije të asaj që do të vijë. Kushtet e tilla do të jenë të zakonshme me shumë nga ndeshjet e planifikuara përpara orës 5 pasdite për të maksimizuar audiencat televizive. Nxehtësia ekstreme mund të bëhet kundërshtari më i frikshëm i turneut.’
## …DHE TEK TIFOZËT
Jo vetëm ata në fushë janë në rrezik. Tifozët që ndodhen në stadiume kur bie shi i rrëmbyeshëm ose dielli është duke rënë fort gjithashtu mund të gjenden në vështirësi. Raportet thonë se spektatorët në Kupën e Botës për Klube janë detyruar të largohen nga tribunat gjatë ndeshjeve për shkak të nxehtësisë.
## PËRGJIGJA E FIFA-s
Çfarë ka thënë dhe bërë FIFA në përgjigje? Ata lëshuan një deklaratë të shkurtër në të cilën pretenduan se shëndeti është ‘prioriteti i tyre kryesor’ dhe ekspertët mjekësorë të FIFA-s kanë qenë në kontakt të rregullt me klubet pjesëmarrëse për të adresuar menaxhimin e nxehtësisë dhe aklimatizimin.’ FIFA konfirmoi se një pushim për pije për të lejuar lojtarët të marrin lëngje dhe të ftohen do të ndodhë në minutat 30 dhe 75 nëse është e nevojshme.