Noni Madueke, futbollisti i njohur i Chelsea dhe i kombëtares angleze, ka tërhequr vëmendjen me stilin e tij të veçantë në veshje. Së fundmi, ai ka mahnitur në një sesion fotografik për revistën britanike të modës për burra, GQ, ku shfaqet me një jelek leshi dhe doreza nga Mains, si dhe pantallona sportive gri nga Alis. Gjatë të njëjtës sesion, ai veshi edhe një xhaketë të madhe Balenciaga dhe u shfaq në një kombinim të mahnitshëm me xhaketë lekure, xhinse blu dhe syze të zeza, të përfunduara me këpucë të zeza Louboutin.
Duke folur për stilin e tij, Madueke shprehet: ‘Secili kalon nëpër atë fazë kur dëshiron vetëm marka. Pjesë të bujshme. Unë s’ia kaloj rëndësinë markave, sigurisht që ka gjëra që më pëlqejnë. Por tani për mua është më e rëndësishme si të kombinohen së bashku.’ Ai tregon se tani preferon pjesë më të përmbajtura dhe bën përpjekje të vazhdueshme për të qëndruar në krye të trendeve të fundit.
Madueke gjithashtu vlerëson shumë stilin e bashkëlojtarit të tij në Chelsea, Jadon Sancho, të cilit i pëlqen të ruajë veshje të veçanta në dollapin e tij. Ai shton me humor për Cole Palmer, bashkëlojtarin tjetër: ‘Ai ka diçka të veçantë, Cole diçka ka.’
Kjo sjellje e Madueke në botën e modës ka bërë që tifozët e Chelsea të jenë në pritje të madhe të blerjes së fanellës së re për sezonin 2025-2026, përpara ndryshimeve të mëdha që priten të bëhen.