Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Llafazani
    • Ballina
    • Lajme
    • Sport
    • Showbiz
    • Shëndeti
    • Ekonomi
    • Botë
    Llafazani
    Home » Tragjedi në Austri: Vajzë nga Kosova humb jetën në sulmin në shkollën e Grazit

    Tragjedi në Austri: Vajzë nga Kosova humb jetën në sulmin në shkollën e Grazit

    Lajme
    Share
    Facebook Twitter Email Threads

    Një akt i rëndë dhune ka tronditur qytetin Graz të Austrisë, ku një sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme përfundoi me dhjetë të vdekur, përfshirë edhe autorin e sulmit. Fatkeqësisht, në mesin e viktimave ndodhet edhe një vajzë me prejardhje nga Kosova.

    Lajmin e ka konfirmuar gazetari kosovar Vehbi Haliti, i cili jeton dhe punon në Graz. Sipas tij, viktima ishte bija e një anëtari të kryesisë së Unionit Humanitar në qytet.

    “Fatkeqësisht, lajmi është i saktë. Bëhet fjalë për vajzën e një aktivisti të komunitetit tonë këtu në Graz. Është një tragjedi e madhe, ndër më të rëndat që ka përjetuar Austria në dekadat e fundit,” tha Haliti për emisionin Frontal të T7. Ai theksoi se, për arsye privatësie, identiteti i viktimës nuk do të bëhet publik.

    Sipas Ministrit të Brendshëm të Austrisë, Gerhard Karner, autori i sulmit ishte një 21-vjeçar, ish-nxënës i po së njëjtës shkollë, i cili e kishte braktisur shkollimin disa vite më parë. Pas kryerjes së masakrës, ai vrau veten në vendin e ngjarjes.

    Përveç dhjetë viktimave, autoritetet njoftojnë se 12 persona të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Hetimet për të zbuluar motivet që çuan deri te ky sulm tragjik janë ende në zhvillim.

    Në shenjë zie dhe solidariteti me viktimat, kancelari austriak Christian Stocker ka shpallur tri ditë zie kombëtare. Po ashtu, në të gjithë vendin do të mbahet një minutë heshtje nesër në orën 10:00.

    Ngjarja ka prekur thellësisht edhe Kosovën, ku presidentja Vjosa Osmani reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale. “Shkollat duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë, mësojnë dhe rriten, e jo hapësira të dhunës dhe terrorit,” shkroi ajo.

    Qyteti i Grazit, i dyti për nga madhësia në Austri me rreth 300 mijë banorë, është në zi dhe tronditje të thellë. Komuniteti kosovar në Austri, i cili është i përfaqësuar gjerësisht në këtë qytet, po përjeton dhimbje të madhe pas humbjes së një prej të rinjve të vet.

    lajme tereja tragjedi

    Related Posts

    Qeveria miraton dërgimin e FSK-së në Shqipëri për mision humanitar; Osmani autorizon angazhimin në Klos

    KQZ synon të mbyllë rinumërimin të premten; 88% e vendvotimeve tashmë të rinumëruara

    KFOR shpjegon para studentëve rolin e Komandës Rajonale Perëndimore dhe misionin në Kosovë

    Kusari-Lila: Aktgjykimi ende i paplotë; VV nuk voton për Listën Serbe dhe Kuvendi nuk bllokohet

    Zbulohet letra e Ismail Kadaresë drejtuar Presidentit të SHBA: apel për të drejtat e shqiptarëve dhe Kosovën

    QNR: Rinumërimi drejt fundit, LVV kryeson me 48.57%

    Recent posts
    • Qeveria miraton dërgimin e FSK-së në Shqipëri për mision humanitar; Osmani autorizon angazhimin në Klos
    • Rregull i panjohur i UEFA-s mund ta çojë Chelsean në stadium neutral për ndeshjen e Champions-it
    • KQZ synon të mbyllë rinumërimin të premten; 88% e vendvotimeve tashmë të rinumëruara
    • KFOR shpjegon para studentëve rolin e Komandës Rajonale Perëndimore dhe misionin në Kosovë
    • Kusari-Lila: Aktgjykimi ende i paplotë; VV nuk voton për Listën Serbe dhe Kuvendi nuk bllokohet
    • Gjest i bukur që u kthye në bumerang: Club Brugge uron Marseille, por francezët eliminohen pas një fundi dramatik
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram
    • BALLINA
    • TË FUNDIT
    • REKLAMOHU
    • KONTAKTI
    • RREGULLAT E PRIVATEËSISË
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2025 Llafazani

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.