Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se kanë ndaluar Serbinë në nisjen e ndonjë përplasjeje. Trump bëri këtë deklaratë pas përfundimit të samitit të NATO-s në Hagë të mërkurën. ‘I dhamë fund sjelljes së Ruandës dhe Kongos, pritet nënshkrimi i dokumenteve të plotë. Ata tashmë kanë nënshkruar dokumentet bazike dhe presim që këtë të premte të vijnë në Shtëpinë e Bardhë për nënshkrime. I ndaluam Serbisë ambicien për të nisur përplasje’, shtoi Trump, sipas raportit nga Klankosova.tv. Megjithëse Trump nuk specifikoi kundërshtarin e mundshëm të Serbisë në këtë përplasje, supozohet se bëhej fjalë për Kosovën. Kjo supozim vjen pasi, në të njëjtën konferencë, ai përmendi se ‘janë marrë së fundmi me çështjet mes Kosovës dhe Serbisë’. Në këtë periudhë, Trump ka referuar disa herë të kësaj çështjeje mes Prishtinës dhe Beogradit.
Related Posts
Add A Comment