Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Llafazani
    • Ballina
    • Lajme
    • Sport
    • Showbiz
    • Shëndeti
    • Ekonomi
    • Botë
    Llafazani
    Home » Zbulohet klubi ku dëshiron të transferohet Osimhen

    Zbulohet klubi ku dëshiron të transferohet Osimhen

    Sport
    Share
    Facebook Twitter Email Threads

    Victor Osimhen po e sheh të ardhmen e tij larg Napolit dhe synon një aventurë të re në Ligën Premier.
    Sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi nigerian “ëndërron” një kalim te Manchester United gjatë këtij afati kalimtar veror.



    Nga ana tjetër, edhe klubi nga “Old Trafford” është duke e konsideruar seriozisht mundësinë e transferimit të tij.

    Trajneri Ruben Amorim kërkon përforcime në repartin ofensiv dhe 25-vjeçari është ndër opsionet kryesore në listën e tij.

    Megjithatë, një pengesë e madhe mbetet për realizimin e këtij operacioni. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka qenë i qartë: Osimhen mund të largohet vetëm nëse paguhet klauzola e lirimit prej 75 milionë eurosh.
    Pavarësisht kësaj, Manchester United po shqyrton mënyra alternative për të ulur koston e marrëveshjes. Një ndër idetë është përfshirja e një lojtari në shkëmbim, me emrin e Joshua Zirkzee që po përmendet si pjesë e mundshme e ofertës.


    Negociatat pritet të vazhdojnë gjatë javëve në vijim, me United që do të kërkojë të arrijë një marrëveshje më të favorshme pa paguar tërësisht klauzolën e lirimit.

    futboll sport tereja

    Related Posts

    Gjest i bukur që u kthye në bumerang: Club Brugge uron Marseille, por francezët eliminohen pas një fundi dramatik

    Stadiumi i ri 100 milionë £ i Luton Town hyn në fazën tjetër; arena me 25 mijë vende pritet të jetë gati brenda dy vitesh

    Tottenham emëron drejtor të ri të operacioneve nga City Football Group – jo zëvendësim për Paraticin

    Chelsea 2-3 Arsenal: Nata e zezë e Robert Sanchez, dy golat e Garnacho-s mbajnë gjallë shpresën

    Shefi i Al-Ittihad: Messi refuzoi ofertë mbi 1 miliard £ para se të firmoste me Inter Miami

    Mèfi, shqiponja-maskotë e Nicës, laget nga spërkatësit para ndeshjes me Romën; Nice mposhtet 2-1

    Recent posts
    • KQZ synon të mbyllë rinumërimin të premten; 88% e vendvotimeve tashmë të rinumëruara
    • KFOR shpjegon para studentëve rolin e Komandës Rajonale Perëndimore dhe misionin në Kosovë
    • Kusari-Lila: Aktgjykimi ende i paplotë; VV nuk voton për Listën Serbe dhe Kuvendi nuk bllokohet
    • Gjest i bukur që u kthye në bumerang: Club Brugge uron Marseille, por francezët eliminohen pas një fundi dramatik
    • Zbulohet letra e Ismail Kadaresë drejtuar Presidentit të SHBA: apel për të drejtat e shqiptarëve dhe Kosovën
    • Global Finance shpall Çmimet e Financës së Qëndrueshme 2026 sipas vendeve, territoreve dhe distrikteve
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram
    • BALLINA
    • TË FUNDIT
    • REKLAMOHU
    • KONTAKTI
    • RREGULLAT E PRIVATEËSISË
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2025 Llafazani

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.