LlafazaniZëra shqip me inteligjencë artificiale.

Privatësia

Përditësimi i fundit: 20 tetor 2026

Programi

Audioja krijohet nga kompjuteri juaj. Tekstet që shkruani, ngjitni ose hapni nuk dërgohen askund dhe ne nuk i shohim kurrë. Programi nuk ka llogari, reklama apo gjurmues.

Të dhënat në kompjuterin tuaj

Që t'i gjeni sërish kur e hapni, programi ruan në kompjuterin tuaj, në dosjen %LOCALAPPDATA%\Llafazani: cilësimet, fjalorin tuaj të shqiptimit, vendin ku u ndal leximi i çdo teksti, tekstin e fundit dhe tekstin e njohur nga faqet e skanuara të PDF-ve. Këto nuk dërgohen askund. Kur e çinstaloni programin, ato mbeten, që një instalim i ri t'i gjejë; atë dosje mund ta fshini kur të doni.

Artikujt nga interneti

Kur ngjitni lidhjen e një artikulli, programi e merr faqen drejtpërdrejt nga faqja ku ndodhet, ashtu si një shfletues, dhe ajo faqe sheh adresën tuaj IP, si në çdo vizitë. Nëse faqja nuk e lejon këtë, programi e hap me Microsoft Edge pa dritare, në një profil të veçantë, pa të dhënat dhe hyrjet e shfletuesit tuaj. Ne nuk marrim asgjë nga kjo.

Dritarja e programit

Dritarja e programit shfaqet nga Microsoft Edge, që është pjesë e Windows-it, me një profil të veçantë. Edge mund të lidhet me shërbimet e Microsoft-it sipas cilësimeve të veta.

Kontrolli për versione të reja

Nëse aktivizoni «Kontrollim automatik për versione të reja» (fillimisht është i çaktivizuar), programi merr një herë në ditë një skedar të vogël nga Llafazani.com për të parë nëse ka version të ri; po kështu edhe kur klikoni «Kontrollo tani». Si çdo lidhje në internet, kjo kërkesë i tregon serverit adresën IP dhe versionin e programit. I përdorim vetëm për të numëruar sa kompjuterë e përdorin Llafazanin dhe cilat versione.

Shkarkimet

Kur shkarkoni programin ose një përditësim, serveri regjistron datën, adresën IP dhe skedarin e shkarkuar, vetëm për të numëruar shkarkimet.

Faqja e internetit

Llafazani.com nuk përdor cookies. Faqja shpërndahet përmes Cloudflare, që na jep edhe numrin e vizitave pa cookies dhe pa identifikuar vizitorët. Zgjedhja e pamjes (e errët ose e çelët) ruhet vetëm në shfletuesin tuaj.

Sa kohë ruhen të dhënat

Regjistrimet e shkarkimeve dhe të kontrolleve për versione të reja fshihen automatikisht pas 13 muajsh; regjistrat e zakonshëm të serverit, pas 14 ditësh. Nuk i shesim dhe nuk ia japim askujt.

← Kthehu te faqja kryesore