LlafazaniZëra shqip me inteligjencë artificiale.

Kushtet e përdorimit

Përditësimi i fundit: 20 tetor 2026

  1. Llafazani është falas. Mund të përdoret pa pagesë, si për qëllime personale ashtu edhe për qëllime tregtare, përfshirë audiot e krijuara me të.
  2. Zërat e Llafazanit janë krijuar me inteligjencë artificiale. Nuk janë zërat e njerëzve të vërtetë. Skedarët audio që ruan programi (MP3 dhe WAV) mbajnë brenda tyre një shënim që e tregon këtë. Zërat krijohen me modelin e hapur Kokoro-82M (hexgrad, licencë Apache 2.0), të cilin autorët e Llafazanit e kanë trajnuar posaçërisht për shqipen.
  3. Nuk lejohet përdorimi i Llafazanit:
    • për t'u paraqitur si një person tjetër ose për të imituar një person të vërtetë;
    • për mashtrim, shantazh, keqinformim të qëllimshëm ose çdo përmbajtje të paligjshme;
    • për të fshehur se një audio është krijuar me inteligjencë artificiale, kur ligji kërkon që kjo të bëhet e ditur.
  4. Programi ofrohet «siç është», pa asnjë garanci. Autorët e tij nuk mbajnë përgjegjësi për dëmet që mund të vijnë nga përdorimi i programit ose i audiove të krijuara me të.
  5. Audioja krijohet nga kompjuteri juaj. Tekstet dhe audiot mbeten në kompjuterin tuaj: nuk dërgohen askund dhe nuk i sheh askush tjetër. Programi nuk ka llogari, reklama apo gjurmues. Më shumë në faqen PrivatësiaAksesueshmëria.
  6. Programi përdor edhe pjesë të tjera me licencë të lirë. Ato janë të përfshira tashmë në Llafazani, prandaj nuk keni nevojë të shkarkoni asgjë tjetër që programi të punojë. Licencat e tyre gjenden në dosjen «licenses» të programit. Vetëm për programuesit që duan ta shohin, kodi burimor i pjesëve me licencë GNU GPL ose LGPL ofrohet këtu, siç e kërkojnë këto licenca: JBIG-KIT 2.1 (GPL 2), libiconv 1.17 (LGPL), LAME 3.100 (LGPL) dhe lameenc 1.8.4 (LGPL 3).
  7. Këto kushte mund të ndryshojnë me versionet e ardhshme.
← Kthehu te faqja kryesore