Llafazani
LlafazaniZëra shqip me inteligjencë artificiale.

Shtesa e Llafazanit për shfletuesin

Së shpejti në Chrome Web Store dhe në Microsoft Edge Add-ons.

Llafazani lexon me zë në shqip artikujt dhe tekstet e faqeve që shfletoni, me të njëjtët zëra si në programin për Windows dhe në Llafazanin në shfletues.

Si lexohet një faqe

  1. Hapni një artikull dhe klikoni ikonën e Llafazanit në shiritin e shfletuesit, ose shtypni Alt + Shift + L: lexohet artikulli i faqes, pa reklamat, menytë dhe komentet.
  2. Përzgjidhni një tekst, klikoni me të djathtën dhe zgjidhni Lexo me Llafazanin: lexohet vetëm ai tekst.
  3. Gjatë leximit, klikoni në tekst: leximi vazhdon nga ajo fjali. Fjalia dhe fjala që po lexohen ngjyrosen në faqe.
  4. Lexuesi i vogël lart djathtas ka butonat e leximit; me shigjetën e tij shfaqen fjalia e mëparshme dhe tjetra, shpejtësia, zëri dhe cilësimet. Mund ta zhvendosni ku të doni.

Ikona mund të jetë e fshehur te menyja e shtesave të shfletuesit (ikona e enigmës): aty mund ta ngjitni në shirit.

Zëri

Zëri krijohet në pajisjen tuaj, me një model që shkarkohet vetëm një herë (312 MB) dhe ruhet në shfletues. Pastaj leximi nis pa pritur, edhe pa internet. Nëse në këtë shfletues e keni përdorur tashmë Llafazanin në shfletues, shtesa e merr zërin prej aty, pa e shkarkuar sërish.

Privatësia

Shtesa e lexon një faqe vetëm kur ia kërkoni. Tekstet nuk dërgohen askund: zëri krijohet në pajisjen tuaj. Më shumë te Privatësia.

← Kthehu te faqja kryesore