Licencat
Përditësimi i fundit: 23 tetor 2026
Llafazani në shfletues (llafazani.com/lexo) përdor edhe programe dhe një model të të tjerëve, me licencë të lirë. Ato vijnë bashkë me faqen, prandaj nuk keni nevojë të shkarkoni asgjë tjetër. Këtu janë të gjitha, me licencat e tyre. Programi për Windows i ka licencat e veta në dosjen «licenses» të programit. Shtesa për shfletuesin përdor të njëjtin model dhe, nga programet e mëposhtme, vetëm ONNX Runtime Web, licenca e të cilit gjendet edhe brenda shtesës.
Modeli i zërit
Zërat Agon dhe Dardan krijohen me një model që autorët e Llafazanit e kanë trajnuar posaçërisht për shqipen, duke u nisur nga modeli i hapur Kokoro-82M (hexgrad), me licencën Apache 2.0.
Programet
- ONNX Runtime Web 1.30.0 (Microsoft) krijon zërin me modelin, në pajisjen tuaj. Licenca: MIT; pjesët e të tjerëve që përfshin: ThirdPartyNotices.txt.
- PDF.js 6.4.299 (Mozilla) hap skedarët PDF. Licenca: Apache 2.0. Figurat e faqeve të skanuara i lexojnë tri pjesë të tij: JBIG2 i PDFium-it (BSD), OpenJPEG (BSD) dhe qcms (MIT); përshtatjet e tyre nga Mozilla kanë licencat Apache 2.0, BSD dhe MIT.
- Tesseract.js 7.0.0 dhe tesseract.js-core 6.1.2 njohin tekstin në foto dhe në faqet e skanuara. Licenca: Apache 2.0 (tesseract.js-core); pjesët e të tjerëve që përfshin: tesseract.min.js, worker.min.js. Modeli i shkronjave shqipe (sqi.traineddata) vjen nga projekti Tesseract OCR, me licencën Apache 2.0.
- wasm-media-encoders 0.7.0 krijon skedarët MP3. Licenca: MIT. Brenda tij është koduesi MP3 LAME 3.100, me licencën GNU LGPL (shih më poshtë).
- fflate 0.8.3 hap skedarët EPUB dhe DOCX. Licenca: MIT.
LAME dhe licenca LGPL
Koduesi MP3 LAME ndodhet në një skedar më vete, mp3.wasm, që mund të zëvendësohet me një ndërtim tjetër të LAME-s, siç e kërkon licenca GNU LGPL (versioni 2 ose një version më i ri). Kodi burimor i LAME 3.100 ofrohet këtu: lame-3.100.tar.gz; mënyra si ndërtohet mp3.wasm gjendet te projekti wasm-media-encoders.
← Kthehu te faqja kryesore